Ardian Tragaj
Tregime
Jemi të barabartë…
Meditime
Nuk e di saktesisht pse-ne, por mendja me shkon shpeshere tek miqte e mi te femijerise. Ndoshta ngaqe ata gjenden ekonomike nuk e kane te mire. Kur shikoj gjendjen e tyre, e gjithe koha me shkon duke menduar sesi t’u vij ne ndihme. Ka raste ku fajin ia ve sistemit per gjendjen e tyre. Here te tjera mendimet me behen lemsh duke ia vene fajin miqve te mi, duke fajesuar per paaftesi, per t’u pershtatur me kete sistem. Me vone me vjen mendim tjeter:Po ne qofte se te gjithe njerezit do kishin aftesine per t’u pasuruar nga do e gjenim krahun e lire te punes? A nuk i takon te kamurve qe te ndajne nje pjese te pasurise per t’u ardhur ne ndihme nevojtareve? Nese jo C’ndodh? Te varfrit duhe te rrine duke pritur te vdesin sepse te kamurit ishin me te zot per te grumbulluar te mirat materiale?! Apo te cohen te kerkojne ate qe nene natyra ju ka dhene? Si mundet qe nje shites gomeresh per shkak te sistemit te jetoj ne lluks, ndersa nje intelektual i cdo fushe qofte, mos t’i plotesoj vetes as kushtet me minimale? A eshte normale qe gjendja ekonomike e nje filozofi mos t’i afrohet asaj te nje boksieri? Ne qeniet njerezore jemi paksa te cuditshem. E them kete pasi po te kthehemi pak mbrapa ne kohe e te kujtojme Romen e lashte se c’rol kishte ne shoqerine e atehershme nje filozof ne krahasim me ate te nje gladiatori, do te kuptojme se as atehere dhe as tani nuk kemi ditur te veme rregullat me te mira te mundshme per veten tone. Ne harrojme se ne kete bote jemi si kokrrat e kafes ne mulli. Prandaj individit i takon te jete sa me shume altruist, por kjo nuk mjafton. Popullit i intereson nje qeverisje qe te balancoje keto diskordanca, pasi duhet te kuptojme se te gjithe jemi te barabarte, per vete faktin se jemi njerez.