Shkrime rreth veprave të Ardian Tragaj

Opinione

Nexhat Tafa

Nexhat Tafa,Letrar dhe Botues

Shtresimet artistike nuk mund te krijohen me mrekullisht se ne shpirtin e artistit.Eshte nje mister i pashpjegueshem.

URIME,Nexhat Tafa

B.Bokaj

B.Bokaj

Kam mbaruar regji teatrale dhe punet me kujtojne galerine e te pareve,karaktereve te arritura qe cdo autor i do ne vepren e tij.Eshte interesante mbasditja ime ketu ne Muzeun Historik

Faleminderit,B.Bokaj

Melsen Kafilaj

Melsen Kafilaj

Art mbreselenes.Nje metodike e tille pune ku psikologjia dhe filozofoa,forma dhe permbajtja ,jeta dhe vdekja nderthuren ne menyre harmonike me njera-tjetren.

Melsen Kafilaj

Besnik Biduli

Besnik Biduli,Pikotr

Z.Ardian Tragaj.Jeniartist i madh.

Besnik Biduli

Enver Lleshaj

Enver Lleshaj

Shume buku,Bravo.

Enver Lleshaj

Ardiana

Ardiana

Shume bukur,shprehese dhe emocionuese jane pikturat tuaja.

Ardiana

Muharrem Guzina

Muharrem Guzina

nje piktor origjinal,thellesisht origjinale kjo e Ardian Tragajt.Nje akumulim i gjate,nje njohje e thelle e jetes qe ka cuar ne kete larmi tipash njerezore te ekspozuara ne kete ekspozite.Suksese te metejshme.

Muharrem Guzina

Leka

Leka

I uroj Ardianit qe ta ruaje kete vrull e zjarr krijues duke na dhene perhere kenaqesi Durresit dhe Shqiperise Vepra Unike dhe vetes lumturi qe nuk krahasohet me asgje.

Miku e dashamiresi
LEKA

Daut Hoxha

Daut Hoxha

Ndjehem i befasuar per punen me fantazi dhe me nje subjekt bashkekohor.Ngjyra te theksuara dhe plot ide.

Daut Hoxha

Eriona Bardhi

Eriona Bardhi

Urimet me te perzemerta per piktorin A.Tragaj.Punimet ishin mjaft mbreselenese dhe me te vertete te bukura.Cdo piktur transmeton nje domethenie te vecante.
Suksese te metejshme.

Me respket,Eriona Bardhi

Hysen Ismail Haxhiaj

Hysen Ismail Haxhiaj

Tek pikturat e tua pashe shpirtin tend dhe veshtrimin qe i ben jetes nepermjet bojes dhe shijes.Ngjura eshte gjaku jot,ato jane pasioni yt.

Me dashuri Hysen Ismail Haxhiaj.

Met Baci

Met Baci

Ardian Tragaj (NANI) po ben histori ne artin e tij autentik.Ai po ben revolucion qe pak piktore te shquar kane patur nje guxim kaq te madh.

Met Baci

Avni Rudoku

Avni Rudoku

Ardian Tragaj eshte piktor qe nuk e pranon lehte cilesorin si i tille jo vetem ndaj te tjereve por edhe ndaj vetes se tij.Piktori nuk duhet vetem te zhvilloje tekniken e tij materiale por edhe te shijoje shpirtin nga vetja e tij.Ardiani ka sinqeritet.Po!

Me Respekt,Avni Rudoku

Erdit Leka

Erdit Leka

Urimet me te mira nga Erditi.Piktura impresionuese dhe te vecanta.

Erdit Leka

Besnik Biduli

Besnik Biduli,Piktor

Duke pare ekspoziten e Ardian Trages ndihesh i emocionuar dhe i befasuar.Karakteri i vecante i punimeve jane punime qe brenda tyre kane shum shpirt ,jane unike ne stilin e vet.Ma merr mendja se ky piktor do te kete te ardhme.Urime Nani.

Besnik Biduli

Fatmir Gega

Fatmir Gegam,letrar

je shperthim dhe befasi marramendese.

Uroj nga zemra suksese.Fatmir Gega.

Ardit Faja

Ardit Faja,piktor

Te pergezoj per punimet e realizuara qartesisht dhe estetikisht mjaft mire.Jam i impresionuar.Urime.

Ardit Faja.

Mirgena Papajani

Mirgena Papajani

Une te uroj ne kete fillim te ri te punes tende si piktor.
Urime!
Do te vazhdosh patjeter dhe ne te ardhmen do te besh pune me te bukura sic ndodh rendom.

Urime,Suksese,Mirgena Papajani.

Petrit Bega

Petrit Bega

Pata rastin te vizitoj ekspoziten e shokut(zoterise) Ardian Tragaj.Me pelqen shume.Ne kete ekspozite zoti Ardian shpreh jeten me te gjithe dimensionet e saj,me te mirat.
Zoti Ardian te pergezoj per kete pune te bukur qe keni bere.
Te uroj suksese per pune me te bukura.

Petrit Bega.

Fadile Agalliu

Fadile Agalliu

Nani!
Te gjitha pikturat e tua shprehin nje bote te pasur shpirterore tenden.Urime dhe perqafime.

Fadile Agalliu.


Beqir Canilaj

Beqir Canilaj

Isha komplet i papergatitur qe do te ndodhesha perpara nje pune kaq te madhe qe shume e pabesueshme eshte qe edhe piktore me emer te madh mund ta realizojne kete.Jam krenar qe Ju keni arritur ne kete nivel te piktures qe e enderrojne shum njerez.

Beqir Canilaj.

Zenel Sinia

Zenel Sinia

Guzimi yt eshte pertej pikture,ideja Juaj kalon sfondet dhe kapercen pertej kornizes.Kjo eshte force qe nuk vjen nga mendimi por nga shpirti,nga dimensione te papercaktuara dhe ky eshte arti.Te ve ne mendime,te emocionon dhe te tremb me menyren e perceptimit te tyre.

Faleminderit,Zenel Sinia.

Blerina Bushi

Blerina Bushi

Si nimfat qe dalin mbi shkembinjte e ngurte te detit,ashtu shfaqet edhe shpirti ne pikturat e gjalla.Levizje,ngurim,levizje serisht.Nje bote e vertet brenda nje pike qe eshte nisja apo mbarimi.

Blerina Bushi.

Llazar Taci

Llazar Taci

Ne pjesen e pare te krijimtarise shume i cuditshem ne pjesen tjeter shume profesional.Te lumte.

Llazar Taci.

Jetullah Haliti

Jetullah Haliti,”ETI”

Ardiani ,i madhi artist,ka ndricuar sot,do te ndricoj edhe neser e pasneser.I paparashikueshem,do te shenosh nje epoke te re ne faqet e historise Kombetare Shqipetare.
Urime,do te takohemi ne nivel te Akademise Europiane te Arteve.

Jetullah Haliti.

 

Ilir Muharremi

Ilir Muharremi

Punime mjaft interesante,te konceptuara mire,origjinale me permbajtje te thelle artistike.Deshiroj suksese,jete te gjate ketij artisti.

Ilir Muharremi.

Filloreta Bena

Filloreta Bena

Jeni i mrekullueshem.

Filloreta Bena.

Geri Radheli

Geri Radheli

Njerezorja e shprehur egersisht  ne ngjyra te vrara e forma te shperfytyruara.

Geri Radheli.

Vehbi Lika

Vehbi Lika,piktor

Perurimi me rastin e hapjes se ekspozites tuaj Z.Ardian Tragaj me lejoni tju uroj pershendetjet e mia te sinqerta ku tek punet tuaja pashe pasqyrimin ekspresionist te njeriut me situata te vecanta me karakter hulumtues ku ju sillni nje stil bashkekohor me art.
Per kete ju pergezoj dhe paci fat te mbare.

 

 

Alma Cela

Alma Cela

Shume piktura te bukura.Uroj keshtu te vazhdoj artisti.

Alma Cela.

Angjel Kismeta

Angjel Kismeta

Per ne,per ju.Artist,koleg duke pire ne kupen qiellore.
Jam shume e emocionuar ne pjesemarrjen e kesaj ekspozite qe duket si fllad pranveror ku dominon dashuria ndaj kolorit dhe perceptimi ndaj se bukures,ku linja te vecanta pershkruajne ritualin individual te nje artisti me permasa tredimensionale sic eshte artisti dhe kolegu im Ardian tragaj.Te faleminderit qe na solle ciltersine tende ne kete ekspozite shume te kendshme.Pjeserisht parajsa.

Angjel Kismeta.

Frida Tashkollari

Frida Tashkollari

Pikturat jane shume te bukura.

Frida Tashkollari.

Daina Sema

Daina Sema

Punime shume te bukura per nje artist te cilesise se larte.

Daina Sema.

Nasi Lera

Nasi Lera,shkrimtar

E kam te veshtire te jap pershtypjen time per nje perjetim te bukur qe me folen pikturat e Ardianit.Por mund te them me te madhe :Faleminderit Nani.Te gjithe kemi nevoje ti percjellim njeri tjetrit pasionin tone per artin.

Urime,Nasi Lera.

Mirela Nikolli

Mirela Nikolli

Nje ane tjeter e Nanit qe nuk e njihnim.Piktura shume te vecanta dhe origjinale.

Urime,Mirela Nikolli.

Ilir Kula

Ilir Kula

Vizione te vecanta te autorit te shprehura shume bukur per realitetin shqiptar.

Urime,Ilir Kula.

Mustafa Sallaku

Mustafa Sallaku

Vizion te vecante te shprehura ne pikturat e bukura te perfaqesuar me nje art modern nga Ardiani.

Mustafa Sallaku.

Pavlina Gjergo

Pavlina Gjergo

Vizion te vecante te shprehur shume bukur ne pikture.Sa me shume te shikosh aq me shume te pelqejne keto piktura qe paraqesin realitetin shqipetar.

Pavlina Gjergo.

Rolanda Cani

Rolanda Cani

Bota e piktures te ka plotesuar me cdo portret qe ke krijuar.

Rolanda Cani.

Kejdi Sejdini

Kejdi Sejdini,piktore,poete

Piktura e Ardianit eshte nje force e jashtezakonshme shpirterore e nej njeriu te madh qe nxjerr nga shpirti i tij portrete njerezore qe ne kendveshtrim artistik ai i ndjen dhe i sjell ne formen e tij origjinnale dhe unike.Penelata ,harmonia,raporti grafik tregijne qe ai eshte nje individ qe pikturon me  shpirtin e tij duke nxjerre identitetin njerezor dhe karakterin e vecante ne kompozim dhe raport.Syte e personazheve jane te mbushur me filozofi ,shpesh here tablote e tij habiten me ne,qeshin me ne  dhe na sjellin me afer sarkazmen njerezore te shoqerise sone.
I uroj shume suksese e ta kemi me shpesh ne ekspozita sepse te gjithe ne kemi shume per te mesuar nga kjo pikture.

Suksese,Kejdi Sejdini.

Eva Kacanja

Eva Kacanja

U befasove!
Nje galeri e tere karakteresh,formash,ngjyrash,shprehjeje.Ngjyra kafe,ngjyra e dheut(Libri im titullohet “Arome dheu”)te theret dhe te ndegjegjeson se jeta ka nje forme por te gjithe vijne nga dheu.
Sy shprehes qe habiten sikur shikojne dicka,e papercaktuar negativ apo pozitiv.
Na vjen kaq e transmetureshme kjo ndjenje cudie,habie ndaj jetes sikur e perjetojme vete.
Nani me frymezove.Pas kesaj ekspozite duhet edhe nje poezi per te plotesuar librin tim dhe kjo do te jete per pikturen tende.Shume perzemersisht

Suksese,Eva Kacanja.

Merita Thartori

Merita Thartori(kuci),mesuese gjuhes letrare

I nderuar piktor,mik,njeri!
Jam e vleresuar te te shpreh ato qe shpesh i harrojme.Dritero Agollin e quajne poet i tokes,edhe ju Nani jeni moderuar ne artin tuaj me ngjyrat e tokes dhe koha jua kthefte ne vlere gjithkohore.
Ekspozite e vertet,shume femerore,shume njerezore.Ndonjhere ne jete ndjehemi te braktisur,te lodhur,te trishte…Po a ka ngushellim me te madh kur ti gjen shpirtera te tille binjak ne pikturat e tua,e din,e kupton se po ecen ne nje gjendje,ne nje rruge ku nuk je vetem.Pra kjo ekspozite eshte nje sherim i shpirtit.
Kodi juaj u vecante i komunikimt te ngacmon.Operacionet me te veshtira behen ne koke,mendimet me te veshtira vine nga koka edhe e ardhmja vjen nga koka.
Shume koka bashke.Shume sy qe te kane pushtuar,o Nan,shume goje qe duan te te gllaberojne,por une te uroj shume fame ,shume shendet,shume suksese dhe gojet e mencura do te  te dhurojne vetem mjalte e miresi.Te falenderoj nga zemra qe me ftove dhe deshiroj nga zemra qe mendja ime te kete perceptuar e lexuar sic je Djale-Njeri!

Me respekt,Merita Thartori.

Sefedin Stafa

Sefedin Stafa,piktor

Nani te uroj suksese te metejshme ,me befasove me veprat e reja,gjithnje ne ngritje edhe i papritur.

Te uroj suksese,
Sefedin Stafa

Agim Shami

Agim Shami

Nje ekspozite krejt e vecante dhe e papritur.
Urome dhe gjithmon e me bukur.

Agim Shami.

Daut Hoxha

Daut Hoxha

Nani!Gjithnje me ke befasuar.Ngjyrat,teknika e kohes,sjellje ekspresioniste.
Te lumte.

Daut Hoxha

Bardhyl Veselaga

Bardhyl Veselaga,piktor

Galeri shume e bukur,me nje pikture qe flet,nje pikture qe te mbush me fryme.

Urime,Urime,UrimeBardhyl Veselaga

Vladimir Muca

Vladimir Muca,letrar

Qe ne ekspoziten e pare Ardiani me ka befasuar me vecantine e tij piktoreske.Ai sjell ne art piktura ashtu sikunder po luftojme ne ne poezi nje RISI te re te  te piktures bashkekohore.Une shoh tek Ardiani nje impresionizem te kulluar virtual e naiv te veshur me rroben e abstraksionit qe ai e ka ne jeten e tij te perditeshme.
Suksese ne nje binjakezim ne fushen e artit.

Vladimir Muca.

Muharrem Guzina

Muharrem Guzina

Nje pikture origjinale ,thellesisht origjinale kjo e Ardian Tragaj.Nje akumulim i gjate ,nje njohje e thelle e jetes kjo ka cuar ne kero larmi tiparesh nejrezore te ekspozuara ne kete ekspozite.

Suksese te metejshme,Muharrem Guzina.

Leka

Leka

I uroj Ardianit qe ta ruaje kete vrull e zjarr krijues duke na dhene perhere kenaqesi Durresit dhe gjithe Shqiperise vepra unike dhe vetes lumturi qe nuk krahasohet me asgje.

Mike e dashamiresi,Leka.

Gjergj Vlashi

Gjergj Vlashi,regjisor

Vecorite e Nanit jane te shumta,por njera eshte kryesore:ai eshte i ndryshem.Kjo eshte.
Shume urime ne te ardhmen.

Gjergj Vlashi.


Naim Kercuku

Naim Kercuku

Autorit duar arte,Z.Ardian.
Sinqerisht te uroj shendet per te pasur fuqi qe te punoni vazhdimisht ne kete vrull qe keni nisur ne fushen e piktures.Kritike-filozofike-reale.

Me respekt
Naim Kercuku.

Nikolla Sparthari

Nikolla Sparthari

Ardian Tragaj eshte nje piktor befasues.

Nikolla Sparthari.

Gazeta & Website

Gazeta Shqip Online

Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë u çel ekspozita personale e piktorit durrsak, Ardian Tragaj. Veprat e tij vijnë si një komunikim me veten dhe ta njohësh sekretin e fshehtë të vetes, nuk është aq lehtë. Nevojitet një armë disiplinuese, magjike dhe e fuqishme. Të depërtosh në fshehtësitë tua, të bëhesh farefis i ngushtë me to, të zhveshësh moralin, ta mbrosh idealin, do të thotë të krijosh pasqyrë në veten tënde dhe nëpërmjet kësaj pasqyre, artisti Ardian Tragaj, me një gjuhë të pastër figurative, krijon një betejë të ashpër shpirtërore të cilën e manifeston në pëlhurë të bardhë. Po të analizohen me kujdes, portretet gjigante që ai sjell në këtë ekspozitë, janë të habitura dhe kjo habi na vjen përmes syve të mëdhenjtë të sinqertë. Ndërkaq, veshët e tyre dëgjojnë edhe atë që nuk duan ta dëgjojnë, e mbajnë për vete, dhe shpërthejnë nga breshëria e mendimeve. Nëpërmjet portreteve Tragaj arrin t’i njohë shqetësimet e brendshme, t’u krijojnë identitet, të instalojë të mirën dhe të keqen, të bardhën dhe të zezën, ta shpërfaqë kontrastin e pranueshëm nga spektatori.

Gazeta Standart Online

Tirane 22 nentor NOA/ Nga dr.Ilir Muharremi – Te komunikosh me veten ta njohesh sekretin e fshehte te vetes nuk eshte aq lehte. Nevojitet nje arme disiplinuese magjike dhe e fuqishme. Te depertosh ne fshehtesite tua te behesh farefis i ngushte me to te zhveshesh moralin ta mbrosh idealin do te thote te krijosh pasqyre ne veten tende dhe nepermjet kesaj pasqyre artisti Ardian Tragaj me nje gjuhe te paster figurative krijon nje beteje te ashper shpirterore te cilen e manifeston ne pelhure te bardhe.

Gazeta News of Albania Online

Tirane 22 nentor NOA/ Nga dr.Ilir Muharremi – Te komunikosh me veten ta njohesh sekretin e fshehte te vetes nuk eshte aq lehte. Nevojitet nje arme disiplinuese magjike dhe e fuqishme. Te depertosh ne fshehtesite tua te behesh farefis i ngushte me to te zhveshesh moralin ta mbrosh idealin do te thote te krijosh pasqyre ne veten tende dhe nepermjet kesaj pasqyre artisti Ardian Tragaj me nje gjuhe te paster figurative krijon nje beteje te ashper shpirterore te cilen e manifeston ne pelhure te bardhe.

Po te analizohen me kujdes portretet gjigante jane te habitura kjo habi na vjen permes syve te medhenjte te sinqerte nderkaq veshet e tyre degjojne edhe ate qe nuk duan ta degjojne e mbajne per vete dhe shperthejne nga bresheria e mendimeve saqe edhe e humbasin veten por ne esence ata kujdesshem mbrojne veten. Arrijne ta izolojne veten me nje mbulese te forte artistike.

Kryesisht piktori Tragaj nepermjet portreteve arrin ti njohe shqetesimet e brendshme tu krijojne identitet te instaloje te miren dhe te keqen te bardhen dhe te zezen ta shperfaq kontrastin e pranueshem nga spektatori.

Te portreti i titulluar Princi autori me nje gjuhe te qete paraqet nje figure fisnike e cila me mburrje na shikon. Permes vesheve te medhenj kjo figure arrin te beje permbledhjen e valeve shoqerore me kenaqesi dhe pakenaqesi por shqetesimet i mban per vete dhe kete autori e tregon me gojen e mbyllur te fisnikut. Ndersa qendrimi i tij prej duke tregon fuqine madheshtore te natyres se forte njerezore. Sado qe e godet rrufeja deti i tij eshte i qete. Autori me nje ngjyre specifike krijon dhembshurine e portreteve sikurse na paralajmeron per nje dhimbje qe po ndodh brenda tij.

Te kufizuar me ngjyren e dheut kjo sikurse na kujton se sado qe lartesohemi prapeseprape fundi eshte dheu.

Nderkaq figuren madheshtore te Skenderbeut autori e paraqet ashtu si ai e sheh jo sikurse jemi mesuar ta gelltitim ne forme shablloni te hipur ne kale. Ai e zbret nga kali dhe e pasqyron anen intelektuale te heroit ngase Gjergji ka qene edhe intelektuale i shquar. Me ngjyren e preferuar te dheut ai i jap trajte dhe ritem heroit sikurse e post-modernizon duke e paralajmeruar se fitorja arrihet me buzeqeshje dhe dashuri te flakte. Nderkaq tek cikli i dashurise autori personazhin mashkull dhe rivalin femer e paraqet sikurse hekurin me magnetin. Te bashkuar ku ne kete rast mashkulli na vije si i humbur dhe i trullosur nga puthjet stabile te femres. Pushtetin nuk e fiton femra por te dyte te bashkuar ne forme te barabarte perjetesohen krijojne nje unitet i cili na del rrjedhoje dhe nje hap drejt se bukures duke e zbrazur te keqen. Por edhe tek monotipat e Ardianit filozofia arrin kulmin ngjyrat e mbyllura dhe ato te ngrohta krijojne levizjet mistike dhe japin forma te kthjelleta te cilat depertojne ne egon e pranuesit. Ndersa tek trekendeshi familjar autori paraqet anen e brendshme te tyre. Nena e tij na shikon nuk na buzeqesh por kerkon pergjigje nga ne. Prapa syve te saj te medhenjte fshihen ndjenjat me te sinqerta. Ndersa gjarpri i autorit simbolizon mbretin e nentokes dhe kujdestarin me te famshem te shtepise. Nga acarimi i tij dhe tendenca per te na kafshuar arrin te na shqetesoje ndjenjat.

Andaj si per fund do theksoja se punimet e Ardianit jane ngacmuese origjinale perjetesuese qe na shpijne ne maje ku zogjte e rralle fluturojne jane si nje fiq i cili bie nga pema dhe nga e qara leshon lengun e perjetesise.

Ora News

Piktori nga Durresi Ardian Tragaj hapi ekspoziten e tij te piktures ne ambjentet e Muzeut Historik Kombetar. Ekspozita permban 40 vepra te permasave te ndryshme ne gjinine e portretit ne tekniken akrilik. Autori vjen ne Tirane pas hapjes se tre ekspozitave vetiake ne qytetin bregdetar te Durresit.

Piktori Tragaj ka perdorur nje gjuhe figurative me te cilen ai krijon nje beteje te ashper shpirterore dhe nepermjet portreteve te cilat dominojne me se shumti shfaq shqetesimet e brendshme. Te pranishem ne ceremonine e hapjes ishin te pranishem shume miq dhe kolege te piktorit Ardian Tragaj.

Ekspozita me 40 vepra te autorit do te qendroje e hapur per te gjithe artedashesit e kryeqytetit deri me daten 23 nentor.

Gazeta Bulevard

Gazeta Dyrrah

Kosova Sot

Gazeta Shkekulli

Gazeta Shqip

Gazeta Standart

Gazeta Shqip

Revista Obelisk

Ne Boten e habise intelektuale te portreteve te Ardian Tragajt

Nga Agim Bajrami

Sa here qe bie fjala per  krijimtarine e Ardian Tragajt mendja te shkon tek salloni i njohur I tij atje ne Shkozet, mbushur me nje galeri  te pafundme portretesh e karakteresh njerezore, njeri me I ndryshem se tjetri. Realizuar me nje teknike sa antike aq edhe modern keto portrete duket se jane varur ne keto mure per te shpalosur dhe percjelle tek shikuesit psikollogji dhe filozofi shumedimensionale. Eshte nje arkeologji artistike qe tenton nepermjet zbulimit te se djeshmes ten a jape te sotmen te mbuluar nga pluhuri dhe balta e veseve njerezore.Shume larg stilit te zakonshem te te pikturuarit te sotem, gjuha artistike e ketij piktori ja del te behet e lexueshme nepermjet perthyerjeve te stilit si dhe frymesse tij te spikatur rebeluese ndaj standarteve zyrtare te krijimit. I kam ndjekur nga prane ekspozitat e ketyre pikturavene ekspozita te shumta  te hapura ne kohe te ndryshme, si ne Tirane ashtu edhe ne Durres dhe ajo qe me ka mbetur e fiksuar ne mendje eshte aftesia e autorit qe nepermjet nje kodi te tij te komunikoje sa me veten aq edhe me ajrin e rende te moralit te kohes. Brenda habise se ketyre karaktereve gjithkush nga ne arrin te dalloje nje barasvlere te zhgenjimit te njeriut ne momentin kur ky ndjen thyerjen e pasqyrave te deritanishme me te cilat ai eshte mesuar te shikoje vetveten. Eshte kjo arsyeja qe shumica e ketyre portreteve shpalosen para nesh me nje mungese ts theksuar te harmonise fizike dhe anormalitet fiziologjik linjash. Sigurisht nuk  ka qene dhe nuk eshte kursesi qellim primar I ketij piktori evidentimi I shemtise fizike se sa asaj shpirterore.

Ne telajon e autorit duket se perpara fillimit te punes  eshte ndjere vazhdimisht nje ajer  I rende e I ndotur I atmosferes se botes, nje mungese alternativash, pse jo edhe parathenie e nje kaosi te pritshem. Kjo ndjesi qe I shoqeron vazhdimisht  ato u ka dhene ketyre  portreteve edhe ate mungese harmonie dhe vizioni qe permendem me siper.Portretet e Ardian Tragajt me teper se veten performojne nje kohe qe nuk eshte dakort tu nenshtrohet njesive te saj matese. Nje kohe qe mund te quhet si e tille vetem nga bemat e saj perverse dhe aftesise  se saj demoniake per te hedhur ne treg kete shumesi te deformuar elementesh te cuditshem dhe karikatural, qe kane fatin e keq te quhen njerez. Jo vetem mua por shumekend nga dashamiresit  e pikturesna ka cuditur prirja e ketij autori per ti kerkuar zerat e brendeshemte absurdit pertej fasades se dukshme dhe gjrave te njohura, por ne brendi te moralit njerezor aty ku nis koshienca per tu rikthyer ne te kunderten e saj. Pikturat e ketij artisti pot i analizosh me kujdes sipas kritikut Ilir Muharremi jane te habitura. Kjo habi na vjen perms syve te medhenj te sinqerte, nderkaq veshet e tyre degjojne, dhe ate qe nuk duan ta degjojne embajne per vete dhe shperthejne nga bresheria e mendimeve sa qe edhe e humbasin veten por ne esenceato kujdesenqe ta mbrojne kete vete duke e izoluar ate me nje mbulese te forte artistike. Shpalosja e arkitektures shpirterore te portreteve ndonese realizohet me pak vonese perseri ja arrin asaj qe synon. Dhe kjo  se autori din ta motivoje veten  dhe karakteret e tij ti nxjerre nga metafora  e heshtjes dhe mbylljes se tyre duke transmetuar ne eter  ato mesazhe qe nje picture ezakoneshme nuk eshte e afte ta beje sic duhet. Shpeshhere mendimet qe pluskojne brenda tyre arrijne te vendosin ne ambjentin perreth pamje asimetrike te realitetit qe na rrethon duke folur mes heshtjes se tyre e cila edhe pse eshte e tille arrin te shpalose ne ere akustiken e nje dhembjenjerezore. Duke aluduar rreth shfaqjeve qe ndodhin ne keto realitete autori arrin te zbraze tere mllefin e tij te zhgenjimit duke vendosur ne thellesi te vetes se tij nje lloj qetesie relative.

Ndonese portretet po ti shikosh brenda thellesise se tyre mund te veresh nje drame qe luhet cdo cast ose fillesen e nje subjekti tragjik. Keshtu pershembull pot e shohim lotet ne syrin e te ngujuarit brenda qelive te absurdit shqiptar, mund te ndeshim brenda tyre dimensioned e dy burgjeve, burgut te individit dhe burgut te shoqerise te cilit ai I perket. Neketo burgje mungon vetem gardiani te cilin autori eshte munduar ta zevendesoje me ngjyren e patejdukeshme te ajrit. Ardian Tragaj eshte nje piktor qe ka lindur nga shkolla e zhgenjimit. Kjo do te thote se modelet e pikturave te tij jane plazmuar  mbas gjendjesh shpirterore. Ai lloj vakumi qe vihet re ne kafkat e syve te tyre  edhe pse pritet te plotesohet me nje ajer tjeter perseri eshte I trishte dhe I pazakonte, sinonime tipike te realiteteve pa ngjyre te shoqerise shqiptare dhe atyre ballkanike. Shumica e ketyre tipave si te dale nga mitra e absurdit e vendosin vetveten ne pozicione sa te cuditshem aq edhe anormal. Perballe tyre tynelet nuk kane drite por vetem nje terr fshikullues. Kjo e motivon qendrimin individual te autorit  perballe realiteteve te prekshem dhe te paprekshem nga te gjithe. Edhe pse I vizatuar me ngjyra te shumellojshme kontrasti mes te bardhes dhe te zezes te ngjall ne vetvete nje ndjesi fataliteti. Ndonjehere ne ndikimin e tyre mdihem si I hutuar dhe jo si I huaj perballe tyre. Kjo vjen ngaqe elementet qe mbartin ata dhe fryma qe percjellin eshte aq tragjike dhe e forte sa mund te krahasohet me shendritjen e nje vetetime perpara syve te papergatitur te njeriut. Karakteret e Ardian Tragajt mund te krahasohet fare mire mepozicionet dhe gjendjet e ndera te personazheve te Fran Kafkes perpara realiteteve fatale por dhe pozicioneve tragjikomike ku I vendos personazhet e tij Dostojevski. Dikush mund te thote se c lidhje mund te kene keto personazhe me karakteristikat e pikturave te Ardian Tragajt, une them se te gjithe keta personazhe e karaktere I bashkon mungesa e perbashket e drites dhe e shpreses, por edhe fryma alegorike me te cilenata e shohindhe e pershkruajne boten e tyre mjerane.

Po te shohesh me kujdes disa nga pikturat me evidente te Ardianit do te ndeshesh me nje ajer qe eshte I pranishem vetem ne nje shtepi ku lengojne vetem njerez te semure prej nje kohe te gjate, kolla dhe renkimet e tyre I kane dhene kesaj shtepie nje pamje tragjike. Duket se edhe prania e doktorit dhe e medikamenteve mjekesore nuk mund tu ringjalle ketyre njerezve shpresen per te jetuar pasi fati ityre eshte tashme I percaktuar. Pertej ketyre renkimeve dhe vrimave te zeza autori vendos si  kondravers pikpamjet e tij intelektuale dhe shpirterore, diellin e tij artistik edhe kur kete nuk e ka temjaftushem per veten e tij. Po shohim me kujdes njeren nga pikturat e tij “FRONI IPUSHTETARIT”, te bie ne sy detaji  I gjetur I karriges I cili tani eshte shnderuae edhe ne gjymtyren e pushtetarit, gjymtyre nga e cila e  ka te pamundur te ndahet. Kemi nekete kompozim tragjedine e pushteteve jo vetem shqiptare por edhe ballkanike, tragjedi e cila eshte ndertuar me se miri artistikisht nga ky autor kaq kerkues dhe me kaq fantazi. Nje tjeter pikture nga e cila eshte e veshtire ta shkeputesh veshtire ta shkeputesh veshtrimin eshte ajo me titull “SUNDIMTARI”. Nje sundimtar ne koken e te cilit kurora mbreterore duket sikur ka hedhur rrenje dhe dege. Per te bere ndarjen fizike te kesaj kurore dhe kokes tashme duhet vetem nje gijotine, ashtu si ne rastin e Luigjit te XIV. Piktura operon sa me gjuhen e pasur te alegorise aq edhe me psikologjine e vecante qe ivesh piktori asaj. Mjafton  ti shikosh gjuhen e gjate e te nxjerre perjashta sin je gjysme shpate me te cilen ai nuk do te nguronte te priste sa majtas djathtas kokat e kundershtareve te tij politike. E pare ne kontekstin kohor jo vetem shqiptar ku lufta e brylave dhe kokave te nxehta per te sunduar per te sunduar  perjetesisht eshte kaq evidente dhe e eger kjo veper eshte edhe nje lloj kujtese e barasvlefshme me vargun poetic te Julius Fucikut kur thoshte shume vjet me pare “Popuj jinni vigjilent”.

Nje tjeter portret per te cilin kritika e specializuar e ka thene tani fjalen e vete eshte piktura e “SKENDERBEUT” heroit tone kombetar ose kaloresit te krishterimit europian. Ne veshtrimin e tij krejt te vecante dhe original autori j aka arritur te pasqyroje me mjete  te gjetura artistike dhe shprehese  epopene e lavdishme ten je kombi te vogel qe arriti te beje histori perballe nje perandorie. Ky portret I cili  e ruan deri ne fund identitetin e vet arrin ta cfaq brendine e tij psikologjike me nje qendrim krejt te vetin. Duket se autori ka dashur ta jape kete portret brenda konceptit te tij individual duke shmangur  shabllonet e modelet e njohura te derisotme. Meshume se luftetar “SKENDERBEU”I Ardian Tragajt eshte nje udheheqes vizionar. Nje njeri dhe burre shteti. Nepermjet ngjyrave karakteristike autori ka dashur ti heqe ketij personazhi ate pjese te mjegulles mesjetaredhe feudale duke e sjelle ata artistikisht deri ne ditet tona. Po keshtu me mjaft interes eshte figura e “PLAKUT”qe zbret shkallet e jetes.Brenda nje metafore te caktuar artistike autori ka mundur te shpalose artistikisht perballe nesh ate pjese te filozofise se madhe jetesore ku shpirti dhe trupi kundershtojne njeri tjetrin. Zbritja e shkalleve te jetes nuk nenkupton per autorin prekjen e fundit te saj, porn je tentim te theksuar njerezor per te evidentuar  kuptimin  e jetes se vertete te njeriut te thjeshte. Lufta mes ngjyrave grit e deshperimit dhe bardhesise se shpreses ne kete kompozim jane dhene nepermjet nje gjuhe te pasur artistike. Theksimi I deshperimit ne kete veper nuk eshte qellim ne vetvete I autorit sepse qellimi I tij primar eshte dhe mbetet rilindja. Te flasesh per krijimtarine e Ardian Tragajt do te thote te evidentosh pasionin e nje njeriu qe esheh riberjen e jetes brenda lojes se ngjyrave dhe anti frymes egzistuese, do te thote te evidentosh vlerat e nje krijuesi dhe intelektuali bashkekohor I cili ruajtjen e identitetit te kombit  te tij e shikon te lidhur ngushte me forcimin e vlerave shoqerore brenda atyre te kombit evropian dhe me gjere.